Studentë të arkitekturës njihen me restaurimin e mozaikut në Muzeun Historik

0

Ekipi i UNOPS-it së bashku me skuadrën e restaurimit po punojnë për restaurimin e mozaikut në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, një projekt madhor i mundësuar falë programit “EU4Culture”.

Studentët e degës së Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës patën mundësinë të vizitojnë një kantier ndërtimi dhe të vëzhgojnë procesin e restaurimit të mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar.

Organizatorët e kësaj praktike, u shprehen se kjo ishte një mundësi unike për ta, për të fituar përvojë praktike, pasi ekspertët shpjeguan punën e bërë për konservimin dhe restaurimin e mozaikut.

“Duke u ofruar studentëve mundësinë për t’u angazhuar drejtpërdrejt në procesin e restaurimit, shpresojmë që ata ta vlerësojnë trashëgiminë kulturore dhe të frymëzohen për të ndjekur një karrierë në fusha të ngjashme”, theksuan ekspertët e fushës, nismëtar të kësaj praktike.

/ata.gov.al