Zbuloni fshatin më të ftohtë në botë, ku temperatura shkon -55 gradë celsius

3

Moti në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë ka qenë i ftohtë, me reshje borë e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat u ulën në -5C në Londër ndërsa në qytete si Cardiff, Liverpool dhe Edinburgh u ulën në 0 gradë. Megjithatë, Britania nuk është vendi më i ftohtë në Tokë për momentin. Oymyakon në Rusi konsiderohet kryesisht si fshati më i ftohtë në botë. Sot, vendbanimi i vogël ka një temperaturë të pabesueshme, -49 gradë Celsius. Rreth 500 njerëz jetojnë në zonë dhe temperatura mesatare arrin rreth -50C. Gjatë muajve më të nxehtë të vitit, qershor dhe korrik, në Oymyakon temperatura është 10 C , por shkon përsëri nën 0 C nga shtatori në maj.

Temperatura më e lartë që banorët kanë ndjerë ka qenë 18 gradë Celsius në vitin 2010. Vizitorët zakonisht mund të shkojnë në Oymyakon duke fluturuar në aeroportin më të afërt në Ust-Nera, megjithatë duhen edhe 14 orë me makinë për të mbërritur në destinacion.

syri.net