”Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit” për herë të dytë në Tiranë

0
223

Mbahet në Tiranë, për herë të dytë “VIZart International Watercolor Bienale 2017” , Bienalja e Dytë Ndërkombëtare e Akuarelit.

Ideja e organizatorëve (Shoqata VIZart) ishte  që të kthenin dhe njëherë vëmendjen tek ky zhaner  thuajse në zhdukje në Shqipëri, është që në të ardhmen të krijojmë disa piaca të akaurelit, inekzistente në Shqipëri, teksa  në Evropë e botë kanë mbi 100 vjet që gjallërojnë. Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën per kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin pikturik.

Krijimi i një komunikimi të përbashkët, shkëmbimi i eksperiencave, do ti jape një shtysë pozitive akuarelit në Shqipëri.

Falë anëtarësimit në IWS – Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelistëve, shoqata VIZart nga 12 Mars-12 Prill do sjellë në Shqipëri artin e  mbi 165 artistëve nga më shumë se 50 vende të botës. Të gjithë flasin dhe sjellin kultura të ndryshme, është thjesht arti, akuareli dhe Shqipëria që po i bashkon.

Shumë artistë vijnë nga vende të largta, si Gana, Maruitis, Indonezi, Filipine, Japoni, China, Indi, Ecuador e Peru , Singapor, Siri, Iran,  e pa përmenduar vendet e Evropës e Ballkanit, vende që e njihnin pak  Shqipërinë.

Krahas artistëve të huaj, dhe mbarëshqiptare, do te marrin pjesë me veprat e tyre edhe shumë artistë shqiptarë të cilet do lidhen bukur me veprat e mjeshtrave nga e gjithë bota, kulturat tona do lidhen në një të tërë, ashtu siç një botë ideale duhet të ishte, pa ndarje gjuhësore e kufinj.

Gjatë ditëve të Bienales do të zhvillohen performance  live dhe workshope, ku artistët që do të vijnë në Shqipëri do komunikojnë me nxënësit dhe publikun artdashës, gjithashtu do të ketë edhe  ekspozita në rrugët e Tiranës që do të plotësohen me ngjyrat e akuarelit, duke bërë edhe më atraktiv kryeqytetin.

Kjo Bienale e cila do të mbahet tek Muzeu Historik Kombëtar, mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë.