Shqipëria në Olimpiadën e Robotikës me robotin “Kastrioti 1”

140

Nga data 15-18 gusht në Meksikë do të zhvillohet Olimpiada e Robotikës ku pjesmarrës do të jenë 160 vende, ndër të cilët edhe Shqipëria. Vendi ynë përfaqësohet nga një grup nxënësish të pasionuar të cilët kanë ndërtuar robotin “Kastrioti 1”.

Në grupin e përbërë prej 4 nxënësish janë: Dea Rrozhani, Megi Dauti, Kristi Leka dhe Julianna Schneider.