270 të rinj aplikojnë për poste elektricistësh në 12 rajonet e vendit

3

Me qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria kanë paraqitur interes të punojnë pranë grupit OSHEE në pozicionin elektricist duke aplikuar te portali https://oshee.al/portali-i-punesimit/.

270 të rinj kanë aplikuar për poste elektricistësh në 12 rajonet e vendit.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) hapi nme 19 tetor aplikimet për të rinjtë deri në 25 vjeç të cilët duan ti bashkohen kompanisë duke qenë të gatshëm të japin kontributin e tyre si elektriçistë në të gjitha drejtoritë rajonale.

Gjithsej OSHEE do të pranojë 309 të rinj, ndërsa deri tani kanë aplikuar mbi 270 të rinj.

Thirrja është e hapur për këdo që ka përfunduar arsimin profesional.

/ata.gov.al