Gazeta serbe “Danas”, shkrim për Korçën turistike

2

Korça po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave dhe turistëve të huaj.

Së fundi, Uroš Ćemalović, profesor dhe doktor i shkencave juridike i ka kushtuar një artikull Korçës, që është botuar te gazeta “Danas”, gazeta më e madhe ditore në Serbi.

Ai e ka cilësuar Korçën magjike dhe të rafinuar me histori e tradita, duke e krahasuar atë edhe me Provence, një rajon në Francën juglindore, por me një ndryshim se birra më e mirë është në Korçë.

Korça është kthyer në një prej destinacioneve turistike më  të frekuentuara në Shqipëri, që mirëpret fluks vizitorësh në çdo stinë të vitit.

E cilësuar si “Parisi i vogël”, Korça është një nga qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore në pjesën juglindore të vendit.

/ata.gov.al