5 milionë euro kompensim direkt fermerëve

46

Qeveria ka adresuar 5 milionë euro financim të drejtëpërdrejtë për fermerët që investojnë në blegtori, bletari prodhim qumështi e ullishta.

Udhëzimi për skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësisë 2019, është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku specifikohet se fermerët, përfitojnë subvenciononim me vlerë 1000 lekë/krerë për çdo matrikullim në tufa me jo më pak se 100 krerë dele ose dhi, dorëzimi i qumështit lëndë e parë, financohet në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lope ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, përfitojnë  jo më shumë se 700 mijë lekë për subjekt.

Mbarështim i bletarisë me 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 mijë lekë për subjekt. Mbështetje  ndaj  anijeve  të  peshkimit  me  flamur  shqiptar,  në  vlerën  20 lekë/kg për açuge ose sardele të peshkuara. Pagesa do të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të  këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje.

Mbjellje e ullinjve në vlerën 350 mijë lekë/ha, për format intensive të  kultivimit, dhe në vlerën 250 mijë lekë/ha, për format tradicionale. Kur kultivari është autokton, masa e financimit shtohet me 50 mijë lekë/ha. Sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët individualë të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Aplikimet janë hapur një javë më parë, dhe kriter kryesor është që fermeri të ketë një NIPT aktiv.