Ambasadori Vos: Korça, atraksion për turistët holandezë

0

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo priti në një takim pune  ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes palëve në fushën e turizmit, të bujqësisë dhe në aspekte të tjera social ekonomike që i shërbejnë zhvillimit me interes reciprok.

Gjatë kësaj vizite në qytetin e Korçës, ambasadori Vos, u njoh nga afër me projektet e ndryshme infrastrukturore që e kanë zhvilluar qytetin duke e kthyer atë në destinacion të turizmit gjithëvjetor.

Ndërsa diskutoi me kryebashkiakun Filo për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen në programet e ngritjes së kapaciteteve në drejtim të integrimit në BE, bujqësisë, stabilitetit dhe sigurisë.

“Besojmë se në vitet në vijim Korça do të kthehet në një atraksion turistik për turistët holandezë”, deklaroi Vos.

/ata.gov.al