Copyless Paste, risia e Chrome për telefonë

246

Të kopjosh e më pas të ngjitësh një informacion në telefon apo tablet, është më e komplikuar se në kompjuter apo lap top, sidomos nëse keni një pajisje me një ekran të vogël.

Të përpiqesh të përzgjedhësh dhe të kopjosh informacionin e duhur të humb shumë kohë. Megjithatë tashmë, Google mësohet se do e zgjidh këtë problem me përditësimin e ri të aplikacionit Chrome për telefonat, që sipas saj do e bëjë më të lehtë se kurrë kopjimin dhe ngjitjen.

Kjo risi quhet Copyless Paste, dhe VentureBeat thotë se ka nisur funksionin e saj në pajisjet e Android. Ajo merr informacione kur përdorni Chrome, dhe e transplanton në të gjitha aplikacionet e tjera të Google.

Për shembull, nëse keni vizituar në Chrome faqen e një restoranti, dhe më pas shkoni në Google Maps, tastiera juaj do ju ofrojë emrin e restorantit dhe sugjerimin në shiritin e kërkimit për të vijuar, pa qënë nevoja e kopjimit, e më pas ngjitjes.

Google thotë se se të dhënat ruhen lokalisht, që do të thotë se kompania vetë nuk merr kurrë informacione.

Burimi: Top Channel