Depistohen 70% e fëmijëve për shëndetin e dhëmbëve

2

Brenda një viti, mbi 70 % e fëmijëve në shkolla janë depistuar për shëndetin oral.

Programi i shërbimit stomatologjik shkollor dhe ai i kujdesit për shikimin u shërbejnë rreth 230 mijë fëmijëve të grupmoshës 6-14 vjeç.

Pas ngritjes së 19 kabineteve të reja dentare në shkollat e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit, prej muajit shkurt ka nisur edhe ofrimi i një shërbimi të ri dentar për fëmijët e shkollave, kryesisht ne zonat rurale, me dy njësi të lëvizshme dentare, ku janë kryer mbi 5 mijë depistime, teksa do të vijojë zgjerimi i këtij shërbimi me 18 kabinete të reja dentare gjatë 2023 edhe në qarqe të tjera të vendit.

/ata.gov.al