Doni të studioni në SHBA? Hapen aplikimet, ja si të përfitoni bursë

196

Jeni ende duke vazhduar gjimnazin dhe keni dëshirë që të studioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata nxënës të shkollave të mesme që të përfitojnë nga bursat e plota të studimit për një vit, ndërsa u ofrohet strehim në një familje amerikane.

Dhe lajmi më i mirë akoma është se gjithçka do të jetë falas.

“Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën tirana@americancouncilssee.org”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.