FOTOT/ Puka kthehet në destinacion turistik, qyteti alpin ‘magnet’ për vizitorët

268

Puka është një qytet i vogël, por magjik.

Investimet në infrastrukturë këtë sezon veror, ndikuan ndjeshëm në rritjen e numrit të vizitorëve në qytetin alpin dhe zonat rreth tij.

Si kurrë më parë, këtë verë qyteti mirëpriti mjaft vizitorë, të cilët janë larguar nga Puka me mbresa për mikpritjen dhe ngrohtësinë që i ofrojnë vendasit çdo vizitori, por dhe për ajrin, klimën dhe pastërtinë e mjedisit.

Bazuar mbi disa të dhëna nga bujtinat, shtëpitë pritëse në fshatra, hotelet por dhe parkimet e rulotave apo krijimi i kampingjeve, këtë vit Puka është vizituar nga 6000 turistë që kanë kaluar 24 orë në këtë zonë, pa llogaritur ata të cilët kanë qëndruar në Pukë për një drekë.