Gjashtë miliardë euro për modernizimin e infrastrukturës së transportit në BE

4

Komisioni Evropian njoftoi sot miratimin e një fondi me vlerë 6,2 miliardë euro (6.8 miliardë dollarë) për zbatimin e mbi 100 projekteve që synojnë ta bëjnë transportin në bllok më të gjelbër, më të sigurt dhe më efikas.

Pjesa më e madhe e financimit do të kryhet në modernizimin e hekurudhave, rrugëve të brendshme ujore dhe rrugëve detare.

Gjithashtu, është planifikuar një investim me vlerë 700 milionë euro në tunelin hekurudhor 55 kilometra i gjatë përmes Alpeve që do të lidhë Austrinë dhe Italinë, tuneli i bazës së Brenerit aktualisht në ndërtim.

Portet detare dhe ato të brendshme në vende si Irlanda, Greqia, Spanja, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia dhe Austria do të marrin fonde për reduktimin e emetimeve nga anijet e ankoruara.

“Një fond prej 250 milionë eurosh është vënë në dispozicion për të përmirësuar lidhjet ndërkufitare midis Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve fqinje të tyre në BE, Rumani, Hungari, Sllovaki dhe Poloni”, tha Komisionerja e Transportit e BE-së, Adina Valean.

Gjithashtu do të kryhen investime në përmirësimin e menaxhimit të trafikut ajror.

Grantet janë pjesë e një programi të komisionit për 2021-2027 për të mbështetur modernizimin e infrastrukturës së transportit në BE, me një total prej 25,8 miliardë euro.

/ata.gov.al