Sensacionale, 35-vjeçarja Eva Buzo noton nga Otranto drejt Vlorës

16

Avokatja shqiptare Eva Buzo, 35 vjeç, që jeton në Australi, ka vendosur të përshkojë me not distancën prej 91 km, Otranto-Vlorë.

Në një intervistë për mediet shqiptare, Buzo, e cila do të jetë gruaja e parë që tenton të kalojë me not kanalin e Otrantos, ka theksuar se “janë 91 kilometra dhe është hera e parë që ndërmerret një iniciativë e tillë dhe është certifikuar nga maratona ndërkombëtare”.

“Dëshira më e madhe e imja është që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritem me përshëndetje nga familjarët që jetojnë në Shqipëri”, është shprehur ajo.

Rekordi i saj është 25 orë dhe 90 minuta në korrikun e kaluar në Gjenevë në një liqen.

Buzo ka lindur në Australi dhe lidhja që ka me Shqipërinë është shumë e fortë, edhe pse nuk flet shqip. Ajo është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

/ata.gov.al