Kreditimi i biznesit u rrit me 15.4 miliardë lekë

1

Kreditimi i bizneseve shënoi rritje në muajin maj, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, në muajin maj kredia e re për bizneset shënoi 15.4 miliardë lekë, me rritje prej 10% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe 13% më shumë se maji i një viti më parë.

Ndërsa për 5 mujorin, (janar-maj) huaja e re që është dhënë për të gjithë sektorët e bizneseve ishte 67 miliardë lekë.

Kredimarrësi kryesor mbetet tregtia, bizneset e të cilave për periudhën janar-maj morën 24 miliardë lekë hua, me një rritje prej 21.4% me bazë vjetore, duke zënë 35.6% të totalit.

Ndërtimi është sektori i dytë që merr më shumë hua, me 22.2% të totalit.

Më pas industrinë përpunuese, që regjistroi një hua të re për 5 mujorin, me rritje 5%.

Kreditimi ekonomisë, përmes financimit të investimeve dhe biznesit mbetet faktor kyç në zhvillimin e vendit. Ritmet e rritjes së këtij treguesi tregojnë dhe prespektivën në trend pozitiv të ekonomisë.

BSH-ja, bën të ditur se, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, stoku i huasë për ekonominë u rrit me 2.3%.

/ata.gov.al