Lionel Messi më i miri i botërorit, “Këpuca e Artë” për Mbappe. Si u ndanë çmimet e Qatar2022

10

Argjentina fitoi Kupën e Botës, çmimet individuale të Katarit 2022 u shpërndanë mes protagonistëve të Botërorit. Sigurisht, trofeu më i rëndësishëm është ai i ngritur në qiell nga Lionel Messi 36 vjet pas herës së fundit për Albiceleste, por në fushën e Losail kishte vend për të shpërblyer edhe kampionët e tjerë. Me tripletën në finale, Kylian Mbappé mori Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i edicionit me 8 gola. Enzo Fernandez fitoi çmimin lojtari më i mirë i ri nën 21 vjeç, ndërsa bashkatdhetari Emiliano Martinez ishte portieri më i mirë në garë. Lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2022, Lionel Messi.

ÇMIMET INDIVIDUALE, “KATAR 2022”

Këpuca e Artë (shënuesi më i mirë): Kylian Mbappé (Francë, 8 gola)

Lojtari më i mirë U21: Fernandez (Argjentinë)

Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Argjentinë)

Lojtari më i mirë i turneut: Lionel Messi (Argjentinë)