LISTA/ Njihuni me 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri

176

Samir Mane u vlerësua si njeriu më i pasur në Shqipëri. Sipas studimit të Institutit Europian Pashko për 10 super të pasurit në vendin tonë, në vend të dytë të fitimit për vitin 2017 është Shefqet Kastrati, i cili pasohet nga Grigor Joti.

Biznesmeni Rrok Gjoka mban vendin e katërt. Më pas, renditet Agron Shapllo. Në vend të 6 është vlerësuar Renis Tërshana. Pas tij, Agim Zeqo. Deputeti Tom Doshi renditet në vend të 8, ndërsa biznesmeni Serafin Orgocka në të 9-tin. Lefter Kallo është i 10 në listë.

Ndërkaq studimi nxjerr në konkluzion se për peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë shqiptare, përbën një pasuri kombëtare.