Matura Shtetërore, sot provimi i matematikës

7

Rreth 30 mijë maturantë po zhvillojnë sot provimin e tretë të Maturës Shtetërore, ku testohen për matematikën.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

MAS bëri të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj dhe më 7 qershor gjuhën shqipe dhe letërsinë.

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

Deri tani kanë dalë rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ku kalueshmëria është 96 % dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24 % e maturantëve.

/ata.gov.al