Mos i harroni kurrë këto 6 rregulla të thjeshta, bëje për veten dhe të tjerët

12

Instituti i Shëndetit Publik ka ripërsëritur apelin për kujdes pas situatës së rënduar që paraqitet në spitalin Infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 85 raste pozitive me COVID-19.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19 mbetet fokusi i thirrjes së ISHP-së teksa është kërkuar nga qytetarëve të zbatojnë rregullat e thjeshta që mbrojnë edhe të tjerët.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Ruani distancën fizike mbi 1 metër nga njëri- tjetri, kujdesuni për higjienën respiratore, lani duart vazhdimisht ose dezinfektojini ato me solucion me bazë alkooli. Mbani maskë kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur”, apelon Instituti i Shëndetit Publik.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i  ka bëre thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Thirrjet e institucioneve të shëndetësisë kanë vijuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, veçanërisht javët e fundit ku numri të infektuarve është ka ardhur në rritje dhe personat që hospitalizohen janë në rritje. Javët e fundit, të prekurit nga COVID-19 vijnë edhe nga radhët e të rinjve.