Një ilaç kundër obezitetit zvogëlon rrezikun e atakut kardiak

4

Milionëra persona hasen me obezitin dhe insuficiencën kardiake, dy patologji të lidhura ngushtë dhe të dyja në rritje të vazhdueshme.

Kjo sëmundje mund të trajtohet me një ilaç specifik kundër obezitetit, semaglutide.

Studimi i publikuar në ”New England Journal of Medicine” tregon se ky medikament, i injektuar në mënyrë nënlëkurore një herë në javë, ul rrezikun e vdekshmërisë kardiovaskulare, sulmit në zemër dhe goditjes në tru me 20%”, nënvizon Pasquale Perrone Filardi, drejtor i Universitetin Federico II të Napolit.

Prandaj, për herë të parë, obeziteti bëhet një objektiv farmakologjik për të luftuar dështimin e zemrës.

”Dështimi i zemrës dhe obeziteti janë dy epidemi me rritje të shpejtë. Yndyra viscerale dhe e barkut është më e rrezikshmja. Ajo duhet të matet realisht: vlerësimi i thjeshtë i indeksit të masës trupore nuk mjafton”, shton Ciro Indolfi, presidenti i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë.

Obeziteti është i keq për zemrën, probabiliteti për të pasur një atak në zemër, një goditje apo një ngjarje kardiovaskulare fatale rritet nga 67 në 85% krahasuar me ato me peshë normale.

Një ndikim i rëndësishëm në praktikën klinike do të vijë nga trajtimi me semaglutide.

“Redukton inflamacionin (-43,5% të vlerave të proteinës C-reaktive) dhe çon në humbje më të madhe të peshës (-13%) në krahasim me placebo”, përfundon Gianfranco Sinagra, drejtor i Departamentit Kardiotorakovaskular të Triestes.

/ata.gov.al