Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 11.4 miliardë lekë

0

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2023 arritën rreth 11.4 miliardë lekë, ose 7.25% më shumë se në 10-mujorin e 2022-shit.

Referuar raportit të AMF-së , produkti “MTPL e brendshme”, në muajin janar-tetor 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.73% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti “karton jeshil” në muajin janar-tetor 2023 pati një rritje prej 1.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 42.51% krahasuar me muajin janar-tetor 2022.

Produkti “sigurim kufitar”, në muajin janar-tetor 2023, pati një rritje 1.77% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-tetor 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 13.09%.

/ata.gov.al