Prodhohet roboti që lehtëson punën e njerëzve

0

Pamjet e reja tregojnë robotin Atlas, humanoid duke ndihmuar me detyrat e ndërtimit. Atlas tashmë është në gjendje të vrapojë dhe të kërcejë, por pamjet tregojnë se tani mund të kapë edhe objekte, duke e bërë atë një shoqërues ideal në kantierin e ndërtimit.

Atlasi mund të shihet duke vendosur dru mbi skela, duke mbajtur një çantë mjetesh dhe lëvizje të tjera. Zhvillimi i humanoidëve me aftësi fizike që përputhen me ato të njerëzve ka qenë një sfidë e vazhdueshme, por tani duket se Atlas po i tejkalon aftësitë fizike të njeriut mesatar.

/businessmag.al