Reduktimi i humbjeve në rrjetin energjetik, 8.5 mln euro

3

Reduktimi i humbjeve në rrjetin energjetik tashmë është një realitet i vazhdueshëm.

Për herë të parë niveli i humbjeve ka zbritur në nivelin 19.15% gjatë 8-mujorit.

Për këtë 8-mujor, humbje janë afro 70 200 MWH më pak se në 2022, ndërsa e llogaritur me çmimin e tregut eficenca e reduktimit të humbjeve kap vlerën 8.5 mln euro.

Ky rezultat vjen falë përkushtimit të të gjithë strukturave për faturim korrekt dhe vendosje të barazisë mes konsumatorëve.

Kreu i OSSH-së nënvizon se gjatë sezonit të verës, ku konsumi është i lartë, është bërë e mundur të qëndrohet brenda objektivave, në 16.59%.

Puna do vazhdojë në muajt në vijim për reduktimin e humbjeve vjetore nga 19.72% të realizuara për vitin 2022, drejt objektivit 19% për vitin 2023.

/ata.gov.al