Rrugë e re në Rinas, Balluku: Çlirohet trafiku, do zgjerohet edhe aeroporti

1

Një rrugë e re që lehtëson trafikun në hyrje të aeroportit të Rinasit do të jetë e hapur nga sot. Kjo nyje me gjatësi rreth gjysmë kilometra e gjatë, të çon në hyrje të terminalit duke eliminuar makinat që shkojnë në veri ose në Tiranës sipas kahut.

Për ministren Balluku, zhvillimi i zonës pranë aeroportit do të pasohet me investime brenda pistës, e cila do të zgjerohet dhe zgjatet deri në 3 km.

“Parashikohet që kjo pistë të zgjatet me 200-300 metra, nga 2,8 që është sot të arrijë mbi 3 km për të përmbushur kushtet e aeroportit të kategorisë 4E, për të bërë të mundur fluturimet ndëroqeanike”, tha Balluku.

Rruga e re pritet të çlirojë trafikun, sidomos gjatë stinës së verës dhe festave të fundvitit, të cilat shënojnë fluksin më të madh të lëvizjes vjetore.

euronews.al