Shkodër, ndërhyrje për riparimin e dy segmenteve rrugore

2

Bashkia e Shkodrës po ndërhyn për riparimin e segmenteve rrugore Guri i Zi- Rragam dhe Guri i Zi- Vukatanë.

Sipas bashkisë, këto dy segmente kanë qenë të amortizuara dhe ishin kthyer në një shqetësim për komunitetin e zonës në këtë njësi administrative.

“Të tilla ndërhyrje do të bëhen edhe në zona të tjera të bashkisë Shkodër ku është e domosdoshme ndërhyrja për shkak të amortizimit të rrugëve”, tha bashkia.

Rehabilitimi i rrugëve rurale në bashkinë e Shkodrës përmirëson ndjeshëm lëvizshmërinë e banorëve dhe mjeteve.

/ata.gov.al