Shqipëria me ecurinë më të mirë të kreditimit në rajon

7

Shqipëria ka ecurinë më të mirë të kreditimit mes vendeve të rajonit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, që u mbajt sot në Tiranë, guvernatori u shpreh se, praktikisht ecuria e kreditimit është e mirë.

“Ne kemi një rritje të kreditimit në nivelin 10 % me bazë vjetore. Ndërkohë që shifra e fundit për vitin 2023, tregon se, rritja e kreditimit për biznesin privat shënon 10.7%” u shpreh Guvernatori.

Sipas tij, sfida e BSH-së është për të mbajtur sistemin financiar produktiv, për të rritur kreditimin e ekonomisë, për të ulur kredinë me probleme dhe njëkohësit për të konsoliduar sistemin bankar.

“Nxitja e kreditimit në monedhën vendase, në stadin aktual që ka Shqipëria në raport me ekonominë do të ndihmonte në transmetimin më të mirë të politikës monetare dhe rritjen e ekonomisë”, deklaroi Guvernatori.

/ata.gov.al