Studimi/ Ja si ndikon optimizmi në jetëgjatësinë tonë

15
Një studim i kryer së fundmi tregon se njerëzit optimistë jo vetëm që jetojnë më gjatë, por kanë edhe një cilësi jete më të mirë.
 
Optimistët kanë më shumë shanse që të jetojnë mbi 85 vjeç. Sipas studimeve, njerëzit optimistë kanë më pak rrezik që të preken nga sëmundjet e zemrës, apo të kenë vdekje të parakohshme.
 
Së fundmi, studiuesit bëjmë me dije se optimizmi luan një rol të rëndësishëm në të jetuarin e një jete sa më të gjatë.
 
Ekipi që realizoi këtë studim thekson se këto rezultatet duhet të jetë stimuluese për njerëzit.
 
Ata morën në studim 70 mijë gra, të cilat u ndanë në 4 grupe të barabarta. Ata krahasuan jetëgjatësinë mes tyre, duke marrë parasysh disa faktorë si mosha, gjinia, raca, arsimimi, depresioni dhe gjendja e tyre shëndetësore.
 
Rezultatet treguan se grupi më optimist i grave kishte një jetëgjatësi gati 15% më të lartë.
 
Rezultate të ngjashme u panë tek burrat, edhe pse optimizmi u mat pak më ndryshe. Të dhënat zbuluan se burrat më pozitivë kishin jetëgjatësi gati 11% më të gjatë.
 
Gjithashtu hulumtimi nxori në dritë se njerëzit që janë më optimistë kanë një jetë më të shëndetshme.