“Synojmë medalje olimpike”- Skiatorja austriake zgjedh të garojë për Kosovën

0

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar të hënën skiatoren austriake, Sophie Sorschag, e cila do të garojë në të ardhemn për Kosovën. Me këtë rast ajo ka marrë edhe dekretin për marrjen e shtetësisë së Kosovës. Skitatorja Sorschag, beson se do të ketë suksese si përfaqesuese e Kosovës.

“Është një nder për mua që në të ardhmen të përfaqësoj Kosovën në lojërat ndërkombëtare. Falënderoj të gjithë ata që ma kanë bërë të mundur që të përfaqësoj këtë vend. Shikoj një të ardhme shumë të suksesshme me Kosovën”, tha Sorschag.

Ndërsa, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tregoi se skiatorja më e re kosovare do të përfaqesojë Kosovën në Lojërat Olimpike dimërore.

“Do ta kemi një sportiste të re në Kosovë të lojërave dimërore, ky sport është i vështirë shumë delikat dhe shumë sportist në botë janë të rrallë Sofia do të na përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshëm. Do të jetë një motiv shtesë për të rinjtë tanë, jo vetëm Kosova por edhe Ballkani nuk ka sportistë të tillë. Presim dhe besoj që në të ardhëm ta kemi këtë disiplinë për garuesit nga Kosova”, tha Krasniqi.

Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Ski-së në Kosovë, tha se me Sophian synojnë të marrin medalje olimpike.

/euronews.al