Tabela orientuese drejt “Manastirit të Spilesë” në Gjirokastër

1

Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës.

Punonjësit e DRTK Gjirokastër, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit kanë ndërhyrë për hapjen, sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon në “Manastirin e Spilesë”, si dhe vendosjen e tabelave orientuese që të çojnë pranë këtij monumenti.

Manastiri i Spilesë, është vetëm 2 km larg parkut të Antigonesë në fshatin Saraqinisht. Nga gjithë manastiri ka mbetur vetëm kisha, një objekt 400-vjeçar, i ndërtuar në shek e XVI. Nuk është vetëm kisha, por edhe një kompleks shpellash pranë tij.

Në territorin e Manastirit të Spilesë i kanë rezistuar kohës dy kisha. E para është kisha e Shën Mërisë, që është e dekoruar në të gjithë hapësirat murale me afreske me motive biblike.

Ndërkohë, Kisha e Shën Kollit, vendosur në një shpellë që gjendet në faqen shkëmbore në lartësinë rreth 30 metra. Kjo shpellë sipas gojëdhënave të vendasve ka shërbyer si vendflijim i eremitëve. Për këtë arsye ajo quhet Shpella e Eremitëve dhe aty gjenden të shpërndara eshtrat e eremitëve të vetësakrifikuar.

/ata.gov.al