Të shijshme dhe plot vlera, gështenjat e pjekura bëjnë mrekulli në organizmin tuaj

23

Një nga lajmet më të mira për ardhjen e dimrit janë padyshim edhe gështenjat. Ata kanë një shije shumë të mirë, por shërbejnë edhe për të nxitur imagjinatën.

Kur i shohim në vendet që janë për t’i tregtuar ato, imagjinojmë veten tonë të ulur pranë oxhakut duke u ngrohur dhe ndërkohë duke pjekur gështenja dhe duke u kënaqur me shijen e tyre të pa rezistueshme.

Ka dy mënyra për t’i përgatitur ato duke i pjekur ose duke i zier. Por nutricionistët thonë se pjekja e gështenjave e bën më të thellë aromën e tyre karakteristike, më të mprehtë shijen dhe mbi të gjitha ruan vlerat fantastike që mbartin.

Gështenjat e pjekura, vlerat që i shtojnë shëndetit tuaj

Sistemi tretës

Gështenjat janë shumë të pasura me fibër. Sasia e tepërt e fibrave ndihmon sistemin tretës. Ajo gjithashtu ul kolesterolin dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Të dhënat thonë se një sasi prej 85 gramësh gështenja të pjekura ofron 4 gramë fibër. Gështenjat përmbajnë kryesisht fibër të patretshme e cila pastron zorrët nga mbetjet ushqimore.

Nivelet e energjisë

Gështenjat përmbajnë sasi të mëdha të karbohidrateve. Një sasi prej 85 gramësh gështenja të pjekura përmban 45 gram karbohidrate. Konsumimi i tyre ju ofron shumë energji të cilat ndihmojnë në funksionimin e sistemit nervor. Gështenjat treten shumë ngadalë që do të thotë sasia e energjisë që mund të ofrojë është e qëndrueshme.

Si ndikojnë në shëndetin e trurit

Gështenjat përmbajnë vitaminat e kompleksit B që treten në yndyrë. Ato ndihmojnë në prodhimin e rruazave të kuqe, për shpërbërjen e proteinave, përçimin e energjisë, shëndetin e lëkurës dhe funksionet e trurit. Një vakt i mirë me vitamina B mund të plotësohet shumë mirë me sallatë jeshile, mish pa yndyrë dhe gështenja të pjekura.

Gështenjat shërbejnë edhe për forcimin e kockave

Një sasi prej 85 gramë gështenja të pjekura ofron 22 % të dozës së rekomanduar ditore të bakrit. ky mineral është i domosdoshëm për sistemin imunitar por edhe për kockat. Rekomandohet të kombinoni me kumbullat e thata për një vakt të pasur me bakër.