Transformimi i spitalit të Sarandës, pajisje moderne në shërbimin e kirurgjisë (Fotot)

29

Pas përfundimit të Materniteti të ri të Sarandës, një tjetër investim i rëndësishëm po transformon këtë spital bashkiak, shërbimi i kirurgjisë në Spitalin e Sarandës me standarde bashkëkohore do ti ofroj qytetarëve shërbime me teknologji të lartë.

Spitali i ri i Kirurgjisë në Sarandë rrit në një standard të ri shërbimin në këtë spital, që i shërben qytetarëve të Sarandës dhe rrethinave, por edhe turistëve të shumtë.

Spitali bashkiak i Sarandës nisi transformimin me ndërtimin e maternitetit të ri në vitin 2018, për të vijuar me investimin për rikonstruksionin dhe shtesën për shërbimet e kirurgjisë dhe patologjisë. Një investim prej 381 milionë lekë nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe pajisjes me aparatura të reja mjekësore të maternitetit, pavijonit të kirurgjisë dhe patologjisë në spitalin bashkiak të Sarandës.

Janë investuar 55 milion lekë për bllokun operator dhe shërbimin e patologjisë në shtesën dy kate, duke filluar nga pajisjet dhe aparaturat mjekësore moderne si makina anestezie, aspirator kirugjikal, komplet instrumentesh kirurgjikalë, laringoskop, elektrobisturi, defibrilator, pompa infuzioni, ventilator, monitorë, shiringa elektrike, puls oksimetër, etj.