Microsoft, doreza Xbox me dizajn të tejdukshëm

242

Microsoft ka bërë gjithmonë diferencën për dizajn të mirë dhe estetikë të nivelit të lartë kur është fjala për kontrolluesit e video-lojrave.

Kjo gjë është e dukshme edhe tek modeli i ri i dorezës Xbox Phantom Black.

Pajisja ka një dizajn të tejdukshëm të zi që zbulon punimet e brendshme të saj.

Doreza Xbox Phantom Black vjen me Bluetooth dhe një prizë 3.5 mm për kufje me kabllo, kështu që do të punojë me çdo kompjuter ose tabletë me Windows 10.

Kjo pajisje mund të porositet nga 11 shtatori dhe kushton 70 dollarë.