Nis asfaltimi i ”Rrugës së Dibrës”, punimet në fazën finale

0
209

Ka nisur asfaltimi i ”Rrugës së Dibrës”, dhe punimet përgjatë këtij segmenti janë në fazën finale. Në segmentin e ”Rrugës së Dibrës” që nis nga “Farmacia 10” deri te rruga “Aleksandër Moisiu”, në afërsi të Kinostudios, deri tani janë bërë punime nëntokësore për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të shiut, sistemi i asfaltit, trotuare të reja, ndriçim led. Kjo rrugë do të plotësojë edhe një standard tjetër pasi për herë të parë do të ndërtohet një korsi e dedikuar me tapet të kuq për biçikletat.