Raporti amerikan, ja si pozicionohet Shqipëria në projektet madhore

416

 

Këshilli Atlantik i Uashington DC  ka hartuar një raport të detajuar mbi nevojat për gaz që ka Europa, si dhe konkurrencën që vjen nga linjat e interkonjeksionit të Rusisë dhe ato të SHBA-së.

Ky raport është shkruar nga analisti dhe shefi i revistës “Natural Gas Word”, John Roberts. Në të jepen rekomandime dhe përcaktohen projektet specifike të janë konsideruar nga BE-ja si “të intersit të përbashkët’, që sigurojnë transportin e volumeve të gazit mes detitt Balltik, Adriatik dhe Detit të Zi.

Një nga rekomandimet kyçe ishte dhe zhvillimi i gazsjellësit IAP (Ionian Adriatic Pipeline) ku është angazhimi nga njëra anë i Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe nga ana tjetër i kompanisë azere Socar.

Ndërlidhja mes IAP dhe projektit TAP do të jetë pikërisht Shqipëria. Një tjetër rekomandim i dalë nga ky dokument i rëndësishëm është se plani i veprimit për ndërlidhjen për Europën Qendrore dhe asaj Jugore e cila duhet të zbatohet tërësisht. Ky rekomandim kërkon financim të mëtejshëm dhe mbështetje diplomatike. Në total janë 7 projekte dhe vetëm njëri prej tyre është duke u realizuar dhe ky është gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline.

Gjatë projektet e tjera janë : interkonjeksioni Greqi – Bullgari; interkonjeksioni Bullgari Serbi; riforcimi i sistemit të brendshëm energjetik i Bullgarisë; përmirësimi i rrjetit të brendshëm të Rumanisë; ndërtimi i terminalit të gazit në Kroaci; ndërtimi i një sistemi ndërlidhës mes Kroacisë dhe Hungarisë.

Kësaj logjike i shërben edhe plani i Komisionit Europian për realizimin e 195 projekteve me interes të përbashkët, krijimi faciliteteve ndihmëse me vlerë rreth 5.8 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës ‘ jo konkurruese”, si dhe zhvillimi i rrjetit TEN – T që përfshin zbatimin e projekteve në energji, transport, telekomunikacion.

Shqipëria, bën pjesë në projektet prioritare të Europës Juglindore, me projektin e TAP që pritet të transformojë të gjithë tregun e gazit.

Raporti, ngre pyetjet se nga ku do të sigurohen fondet për realizimin e të gjithë kësaj super strategjie.

A mundet Komisioni Europian të sigurojë më shumë fonde? Ka shtete, përfshi këtu edhe Britaninë e Bashkuar e cila ka hedhur idenë se në projektet strategjike duhet të angazhohen edhe kompanitë private, të cilat do të duhet të sigurojnë edhe furnizimin. Por, kjo strategji do të duhet të kalojë në testim gjatë këtij dimri. Bashkimi Europian ka mobilizuar një fond të quajtur “Marguerite Fund” i cili do të mbështesë në mënyrë të veçantë sektorin privat. Në të do të angazhohen gjashtë insitucione financiare që do të koontribuojnë me rreth 100 milionë euro secila.

Burimi: Revista Monitor

Raporti amerikan, ja si pozicionohet Shqipëria në projektet madhore