TAP rikonstrukton shkollën e Grecallisë në Fier

377

Përfundon rikonstruksioni i shkollës “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli, Fier. Ky rikonstruksion është realizuar nga TAP si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore dhe investimi kap vlerën e rreth 340,000 euro. Punimet përfshijnë rikonstruksionin e plotë të godinës dhe pajisjen e klasave me mjetet e nevojshme për zhvillimin e mësimit. Mbi 210 nxënës të shkollës “Thanas Ikonomi” tashmë do të mësojnë në kushte shumë të mira dhe të sigurtë. Një vëmendje të veçantë gjatë rikonstruksionit i është kushtuar efiçencës në përdorimin e energjisë duke bërë izolimin termik të godinës dy-katëshe. Shkolla është pajisur me sistem alarmi për zjarrin, duke e bërë një ndër shkollat e para me një sistem të tillë. Gjithashtu shkollës i janë shtuar edhe shkallë për dalje emergjence duke ofruar standardet më të larta të sigurisë. Puna për rikonstruksionin e shkollës zgjati rreth katër muaj dhe për të punuan rreth 70 punëtorë. Punimet u realizuan nga kompania shqiptare Agbes dhe u mbikëqyrën nga Abkons, kontraktor i TAP.