Del jashtë loje nafta, benzina dhe korenti/ Njihuni me makinën me energji diellore

37

Automjeti e cila furnizohet me energji diellore është tashmë realitet dhe mund të qarkullojë në rrugët e botës duke filluar nga viti 2021. Kompania ‘Lightyear One’ ka prezantuar makinën që do të furnizohet me energji diellore dhe që ka një autonomi deri 725 km.

Në mungesë të rezeve të diellit ajo mund të furnizohet edhe me një prizë normale prej 230 v në stacionet e posaçme energjetike. Kostoja e rezervimit për një ndër 500 veturat e para është 120 mijë euro, por mund të bëhet juaja vetëm pas vetëm dy vitesh.

Futja në qarkullim e mjeteve të tilla pritet me mjaft entuziazëm edhe nga ambientalistët, pasi emetimi i gazrave në atmosferë dhe ndotja në mjedis nga makina të tilla është thuajse zero.