Fillon rehabilitimi dhe asfaltimi i aksit rrugor Burrel-Klos

256

Ka nisur puna për rehabilitimin dhe asfaltimin e segmentit rrugor Burrel-Klos.

Investimi në segmentin me gjatësi 18.6 km do të jetë në vlerën 3.7 milionë eurove në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen e rrugëve.

Eshtë parashikuar të kryhet një rehabilitim i plotë dhe i thellë i segmentit, ku përfshihet realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjitha gjatësinë e rrugës, vendosja e sinjalistikës rrugore, masave të sigurisë rrugore etj.