Grafeni, zgjidhja për ujin e pijshëm

477

A mund të ketë ujë të pijshëm në zonat ku ka krizë të tillë me këtë material? Bëhet fjalë për grafenin, i cili u zbulua në vitin 2002 nga Andrew Geim.

Në Manchester, grafeni përdoret për të krijuar filtra. Qëllimi është kthimi i ujit të kripur të detit në ujë të pijshëm.

Si çdo sitë, edhe letra e grafenit ka vrima shumë të vogla që lejon ujin të depërtojë, por jo kripën. Në 2025 uji i pijshëm do të jetë i pakët për rreth 1.2 miliardë banorë.

Vendet e dekripëzimit, siç është në Londër një i tillë, kushton shumë dhe për më tepër shpenzojnë shumë energji. Ndërsa filtri me bazë grafeni është më i lirë dhe mbi të gjitha është një zgjidhje e gjelbër.

Kjo mund të ketë një ndikim mjaft domethënës në zona ku miliona njerëz vuajnë për ujin e pijshëm.