Hapet qendra e parë e shërbimeve ‘one stop shop’ e UKT-së

423

Bashkia e Tiranës ka hapur qendrën e re të shërbimeve për Ujësjellës-Kanalizime, sipas modelit one-stop-shop, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj klientit. Për t’i dhënë fund burokracive dhe vonesave, UKT do të ofrojë për të gjithë qytetarët e Tiranës një qasje të re ndaj cilësisë së shërbimit, jo vetëm sa i përket furnizimit me ujë, por edhe lehtësimit të procedurave.