MFE: 127.6 miliardë lekë nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

1

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgjatë periudhës janar-nëntor të vitit u realizuan në masën 127.6 miliardë lekë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, këto të ardhura rezultojnë 19.3 miliardë lekë, ose 17.8 % më shumë se 11-mujori i 2022-shit.

Gjithashtu të ardhurat e mbledhura nga ky zë rezultojnë me një realizim 100.1 % të planit për 11-mujorin 2023.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT konfirmojnë trendin pozitiv të treguesve të tregut të punës gjatë tremujorit të dytë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 76.1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 2.7 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0.3 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 57.5%. Ky tregues është rritur me 2.6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, dhe është rritur me 0.8 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 84.6

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2023, është 71.486 lekë, duke u rritur me 16 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

/ata.gov.al