Nuk ke patentë? Mos u shqetëso, Citroen ka menduar edhe për ty

89

Kompania e prodhimit të makinave, Citroen ka njoftuar se ka krijuar makinën e re elektrike të njohur si Ami One, për të gjithë banorët e qyteteve që nuk kanë një patentë për arsye të ndryshme. Më 7 mars 2019, gjatë prezantimit të prodhimeve motorike në Gjenevë, do të jepen më shumë detaje për makinën dy vendëshe që përshkruhet se si një mjet gjithëpërfshirës.

Ami One koncept është vetëm 2.4 metër dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 45 km/h/. Kjo makinë i përmbush të gjitha standardet evropiane dhe mund të ngitet nga persona 16 vjeç ose ata që nuk kanë patentë shoferi.

Kompania Citroen thotë se kjo makinë vjen si alternative për transportin publik dhe taksisë, si dhe opsion për ata që ngasin biçikletën. E njohur edhe si makina mini, sigurisht në bazë të kërkesës hapet përmes një aplikacioni në telefon, ku kërkohet thjesht të futet një kod QR. Njerëzit mund ta përdorin për udhëtime të shkurtra, ta blejnë por edhe ta marrin me qira për periudha që variojnë nga pesë ditë deri në pesë vite./ Marrë nga The Spaces