Përdoruesit e WhatsApp tashmë mund të kërkojnë biznese

3

Shumë njerëz e përdorin WhatsApp për të blerë, por tashmë nuk kanë nevojë të largohen nga aplikacionit për të gjetur një dyqan.

WhatsApp do tu japë mundësi përdoruesve të kërkojnë për bizneset nga kategoria dhe emri. Funksionaliteti fillimisht është i disponueshëm në Britani, Kolumbi, Indonezi dhe Meksikë.

WhatsApp kërkon që gjithashtu të menaxhojë blerjet. Pas lançimit në Indi këtë Gusht, aplikacioni tashmë po teston pagesat nëpërmjet bisedave në Brazil.

Përdoruesit mund të përdorin kartat e kreditit ose debitit për të bërë pagesë direkt pa pasur nevojë të vizitojnë ueb apo një aplikacion tjetër apo të bëjnë pagesa fizikisht.

Platforma nuk tha se funksionet e kërkimit dhe pagesave do të bëhet të disponueshme në pjesë tjera të botës. Përmes një deklarate, WhatsApp tha vetëm se do të zgjeronte aksesin në të ardhmen.

Marrur nga: pcworld.al