Rindërtim i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, Përfitojnë 600 nxënës dhe 40 mësues

8

Në Berat vijon puna për rindërtimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, ku godina e re do të jetë një strukturë moderne.

Nga ky investim do të përfitojnë jo vetëm 600 nxënës dhe 40 mësues të shkollës, por edhe i gjithë komuniteti.

Kjo strukturë me standardet më të mira bashkëkohore do të ketë mjedise sportive, bibliotekë, laboratorë dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet e duhura në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare.

Berati është transformuar në të gjitha aspektet, për sa i takon infrastrukturës, arsimit dhe sportit, pasi ka një vëmendje të madhe nga bashkia e Beratit.

Gjithashtu, Projekti Ekipet Sportive i jep gjallëri jetës së nxënësve, por veçanërisht shërben për identifikimin e talenteve në sport, si dhe i ndihmon nxënësit për një herë më të shëndetshme fizike dhe mendore.

/ata.gov.al