Tiranë-Elbasan, tuneli është i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve

46

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë përdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan se tuneli është i aksesueshëm.

Në një njoftim për shtyp, ARRSH thekson se kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan.

“Tuneli tashmë është i aksesueshëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës”, shprehet ARRSH.

Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit. Puna për ndërtimin e tij nisi për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu një vit më parë.