Gjimnazi “Besnik Sykja”, gati në shtator për të pritur rreth 1000 nxënës

2

Gjimnazi “Besnik Sykja” po rikonstruktohet duke u zgjeruar me hapësira të reja për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Po punohet për të rilindur gjimnazin “Besnik Sykja” në kryeqytet, që këtë shtator do të jetë gati për të pritur rreth 1000 nxënës.

“Besnik Sykja” është një shkollë me 700 nxënës, por tani do ketë një godinë për mbi 1000 nxënës, me klasa më të mëdha, për të shmangur dyndjen. Shkolla do ketë 27 klasa, plus ambientet ndihmëse dhe laboratorët, e po ashtu hapësira të tjera shumëfunksionale, që do krijojnë lehtësira për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin e zonës.

Brenda 4 viteve bashkia e Tiranës rindërtoi 40 shkolla në Tiranë.

/ata.gov.al