KE, 36 milion euro për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

0
257

Komisioni Europian miraton grantin prej 36 milion eurosh për projektin hekurudhorë Tiranë-Rinas-Durrës. Shqipëria është një ndër 3 vendet që kanë fituar nga fondet e Komisionit Europian.

Vlera e përgjithshme e e investimit është 90 milion euro, nga të cilat 36 milion janë përfituar nga granti i  Komisionit Europian.

Projekti do të ristrukturojë dhe integrojë rrjetin hekurudhor shqiptar me rrjetin europian dhe mundëson komunikimin e aeroportit dhe portin e Durrësit përmes korridorit Adriatiko Jonian. Gjithashtu projekti ka impakt të prekshëm ndër-rajonal përmes anëtarëve të SETTO (Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë, Serbi, Kosovë) dhe përmes Korridorit 8 me vendet anëtare të BE (Greqi, Bullgari) si dhe me Turqinë dhe më gjerë.