Komisioni LIBE, pro liberalizimit të vizave për Kosovën

176

Komiteti i Parlamentit Europian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, LIBE, ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar më tej në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Në favor kanë qenë 30 vota pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe 10 kundër.

Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën ‘Schengen’, përderisa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.