Tiranë, përfundon këndi i 9-të për fëmijë

590

Vazhdon vëmendja ndaj hapësirave dhe shtimit të këndeve të lojërave për fëmijët. Në bashkëpunim edhe me bankën Raiffeisen, u mundësua ndërtimi i këndit të 9 të lojërave në njësinë 5 Tiranë, i cili është kthyer tërësisht në një hapësirë rekreacioni, me lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një pikturë murale e realizuar nga artisti i ri Franko Dinaj.