Evitimi i përmbytjeve: Ambasada e Çekisë, 50 mijë euro për rindërtimin e urës në Ferras të Fierit

208

Bashkia e Fierit në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në Shqipëri, do të investojnë për të rindërtuar urën mbi kalimin e degës së Martinës në fshatin Ferras.

Ambasada e Çekisë në Shqipëri do të mbështesë me një vlerë prej 50 mijë eurosh projektin, i cili pritet të evitojë përmbytjet në këtë zonë.