Maminas, ndërtohet qendër e re shëndetësore

0
162

Ndërtohet qendër e re shëndetësore në Maminas, një model i qendrave të kujdesit parësor, nga infrastruktura dhe shërbimi që ofron.

Ndërkohë, në qarkun e Durrësit, këtë vit pritet të rikonstruktohen qendra shëndetësore nr. 5, qendra shëndetësore nr. 6 në plazh, pika e ambulancës në Porto-Romano, pika e ambulancës në Shetaj (Ishëm), qendra shëndetësore Shënavlash (Rrashbull) dhe qendra shëndetësore Derede në Krujë. Brenda vitit përfundon rindërtimi i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.